Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVezë, molotovë, portokalle dhe fjalime, çfarë nuk u pa nga protesta e...

Vezë, molotovë, portokalle dhe fjalime, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme

Është mbajtur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kreut të saj, Erion Veliajt, pas aferës “5D”. Me pankarta në duar dhe thirrje “Hajdut”, “Erion Veliaj, në burg”, “Erion shko te shokët”, qytetarët janë mbledhur pranë godinës së Bashkisë.

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Teksa organizatorët po mbajnë fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë.

Është mbylluar protetsa e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës e cila ishte paralajmëruar edhe më herët se do të zhvillohej këtë të martë.

Mes tensioneve të forta të qytetarëve e efektivëve të policisë, drejt godinës u hodhën edhe molotov, teksa protesta u shoqërua edhe me fjalime nga anëtarë të Rithemelimit e qytetarëve.

Ndërkohë që u paralajmërua nga qytetarët se ata nuk do të ndalen e do të vijojnë me protesta derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

Tubimi i radhës u paralajmërua se do të mbahet të martën e ardhshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME