Arrestohet ditën e sotme një 40-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari me inicialet G.Z ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Si pasojë e kësaj autori është arrestuar dhe me rastin do të merret Prokuroria Vlorë për detaje të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë,
Komisariati i Policisë Vlorë:
arrestoi shtetasin G. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.