Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREZhoze Murinjo hyn në fushë, përqafon trajnerin e Dortmund që vetëm qante

Zhoze Murinjo hyn në fushë, përqafon trajnerin e Dortmund që vetëm qante

Borusia Dortmund humbi mbrëmjen e djeshme, ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të dekadës së tyre, duke u mposhtur në finalen e Ligës së Kampioneve nga Real Madridi 0-2. Për trajnerin e gjermanëve Edin Terziç, ishte finalja e parë që drejtonte një ekip, dhe normalisht nga mos patja e një eksperience në finale, përfundoi duke e humbur.

Pas përfundimit të takimit, Zhoze Murinjo, një trajner me famë botërore dhe fitues i kompeticionit në dy herë, u pa duke hyrë në fushën e lojës dhe ngushëlluar trajnerin gjerman që nuk i kursej lotët. Ai u pa duke e përqafuar dhe i tha disa fjalë që më pas u zbuluan nga “TNT Sports”, që më pas e mori portugezin në intervistë:

“I thashë se është shumë, shumë e vështirë. I thashë që koha nuk do të të ndihmojë… por duhet të jesh shumë krenar! Për pjesën tjetër të karrierës, të jetës sepse ti ishe fantastik si trajner, nuk mund të bësh më shumë, trajneri nuk mund të shënojë dhe ta hedhë topin në rrjetë. Kjo është ajo që i ka munguar kësaj skuadre.

Por ata ishin të pabesueshëm, të guximshëm. Ata vërtet bënë një ndryshim në atë që do të thotë të shtysh lart dhe të bllokosh pak më poshtë. Ata mbuluan mirë Viniciusin dhe Rodrigon, nuk humbën kurrë një me një, gjithmonë me mbulimin e duhur. Trajneri duhet të jetë krenar, por nuk do të harrojë”./P.sport/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME