Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORELetrat personale të Princeshë Diana së shpejti në ankand

Letrat personale të Princeshë Diana së shpejti në ankand

Një seri letrash personale që princesha e ndjerë Diana i ka shkruar për ish-punonjëset e shtëpisë pritet të dalin në ankand këtë muaj.

Koleksioni përmban korrespondencën e Dianës pas martesës në vitin 1981 me princin e atëhershëm Charles, si dhe 14 kartolina për “Krishtlindje” dhe “Vitin e Ri”, të dërguara gjatë periudhës së viteve 1981 dhe 1995.

Marrësja e tyre është Maud Pendry, një ish-punonjëse në shtëpinë e familjes Spencer në Althorp në Northamptonshire dhe në detajet e tyre ato përcjellin mirënjohjen e  princeshës ndaj punonjëseve të saj asokohe.

Image

Një shënim i shkruar me dorë,  mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in si “një sukses të jashtëzakonshëm dhe kohë cilësore”.

Në një shënim të shtatorit të vitit 1982, princesha e ndjerë falënderon punonjësen për dhuratën që i bëri djalit të saj më të madh.

“Ne jemi shumë të emocionuar dhe të kënaqur me punonjësit tanë të mrekullueshëm. Faleminderit shumë që e llastove William!”

Letra është e nënshkruar në fund me fjalën: “Shumë kujdes dhe shumë dashuri nga të gjithë ne, Diana.”

Princi Charles dhe Princesha Diana u ndanë në vitin 1992. Ajo ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997./

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME