Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

Shqiptari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi.

Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME