Dua Lipa, ylli shqiptar me famë globale, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj. Këtë radhë ajo feston suksesit e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify. Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2024/06/duja.jpg?resize=461%2C826&ssl=1)