Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhdukja e recepsionistit në Dhërmi/ Kolegia: Nisi punë 5 ditë më parë

Zhdukja e recepsionistit në Dhërmi/ Kolegia: Nisi punë 5 ditë më parë

Paola Spaho, recepsioniste në hotelin në Dhërmi ku dyshohet se u qëllua me armë zjarri, sipas policisë, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, ka folur për ngjarjen. Ajo është shprehur se 31-vjeçari kishte nisur punë vetëm para 5 ditësh, ndërsa aty ishte prezantuar si një person që nuk njihte asnjë nga drejtuesit e hotelit.

“Mbrëmë në 22:30 e kam lënë turnin dhe më ndërroi ai. E kisha për ta ndërruar turnin në orën 23:00, por erdhi më herët. Unë fle këtu në hotel dhe nuk kam ndjerë asgjë. Mami ka qenë duke fjetur. Unë po rrija në celular. Na ka çuditur shumë pasi ata të dy nuk kishin ndonjë kontakt ndryshe nga të tjerët.

Unë e kam marr vesh ngjarjen nga ora 09:00 sot në mëngjes kur erdhi mami më solli mëngjesin. Mesa thonë këta, ngjarja ka ndodhur te parkimi, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën. Policia na ka marrë në pyetje. Kemi dhënë deklarata për atë informacion që kishim.

Dhërmi

Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur. Fillimisht kërkoi punë si barist. Më pas, këta i thanë që do të presësh sa të fillojë bari, por tani mund të punosh në recepsion”, – është shprehur Paola Spaho. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes.

Gerald Shehu, me orogjinë nga Tepelena dhe banues në Britani, bashkëpronar i hotelit në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Nevruzit, 31-vjeç nga Tirana. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa 43-vjeçari Shehu është arrestuar në Greqi. /Syri.net

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME