Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESofia rrëfen shqetësimin gjatë xhirimeve të “Griselda”

Sofia rrëfen shqetësimin gjatë xhirimeve të “Griselda”

Sofia Vergara ka treguar për një nga shqetësimet e saj më të mëdha gjatë xhirimit të skenave të filmit “Griselda”.

“Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë skena të mirëfillta seksi në një film, por gjatë xhirimeve kisha një shqetësim se nuk do të dukesha mirë,” thotë ajo. “Gjatë gjithë kohës mendoja: “Ku po xhirojnë? Në cilën pjesë të trupit? Nga cila anë duket celuliti?”. Le të themi që kam bashkëjetuar me këtë shqetësim në çdo sekuencë xhirimi për këtë film”.

Pavarësisht frikës së saj, seriali që tashmë është publikuar në platformën Netflix dhe që tregon jetën e trafikantes famëkeqe të drogës Griselda Blanco është vlerësuar me nota pozitive nga kritika.

Por, kohët e fundit, Sofia duket se është fokusuar shumë te pamja e jashtme dhe ka vendosur të flasë publikisht për qasjen e saj ndaj ndërhyrjeve estetike. “Unë do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati,” tha ajo për revistën “Allure” muajin e kaluar.

Do doja të kisha më shumë kohë joproduktive, do të kisha bërë shumë gjëra tashmë,” tha ajo për revistën. “Por, për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të ulem në shtëpinë time duke u rikuperuar për javë të tëra.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME