Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolin e saj si Princeshë në pallatin mbretëror. Princesha e Uellsit, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për një formë të papërcaktuar të kancerit, aktualisht “po rivlerëson atë që do të jetë në gjendje të bëjë kur të kthehet”. Dhe në fakt “funksionet e saj mund të jenë shumë të ndryshme”, citon Us Weekly.
Mjekët pranë Kate, rekomandojnë që ajo të mos takojë shumë persona, pasi ndikon tek shëndeti i saj. Por pavarësisht sëmundjes, Kate është aktive në familje. Të afërmit e saj thonë se, Kate po shijon ditë të lumtura me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.
Një gjë është e vërtetë citon Us Weekly, Kate nuk ka gjasa të shfaqet në publik deri në fund të kësaj vjeshte. Kate në muajin janar iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe që atëherë, me përjashtim të disa fotove familjare, apo disa aktiviteteve me qëllim bamirësie.