Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMacron shpall zgjedhjet e parakohshme në Francë

Macron shpall zgjedhjet e parakohshme në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi pak minuta më parë se ka vendosur të shpërndajë parlamentin duke e çuar vendin në zgjedhje të reja. Vendimi erdhi pas zhgënjimit të partisë së rij dhe rezultatit mjaft të mirë të Frontit Nacional të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane. Marron kërkiu që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 30 qershor.

Sondazhet e publikuara pak më parë në mediat franceze tregojnë se lista e Frontit Nacional të Marine Le Pen, e kryesuar nga Jordan Bardella, ka dalë në krye të rezultateve me më shumë se 30% të votave. Asnjëherë kjo forcë nuk ka arritur të marrë një numër kaq të lartë të votave sa kjo. Partia “Rilindja” e presidentit Emmanuel Macron që kryesohej nga Valérie Hayer ka dalë e dyta me 15.2% të votave.

Ndërsa socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur të marrin 14%. “Reconquest” i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë LFI ka marrë 8.3%. Duket se të Gjelbrit do të shkojnë vetëm në 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.

Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019. Duke folur para mbështetësve, kreu i listës së Frontit Nacional, Jordan Bardella tha se francezët kanë dhënë një “vendim pa apel” duke i dhënë partisë së tij më shumë se 30% të votave. Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që arriti të arrijë partia e Presidentit Macron. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME