Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREZgjedhjet e PE sjellin rritje të frikshme të djathtës ekstreme

Zgjedhjet e PE sjellin rritje të frikshme të djathtës ekstreme

Sipas sondazheve dhe numërimit të votave në pjesën dërmuese të shtetëve europiane rezulton se e djathta ekstreme fiton thellë në raport me partitë në pushtet, sidomos në Francë, Gjermani, Hollandë, etj.

Presidenti francez Macron sapo njoftoi sonte se shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 30 qershor pas humbjes së tmerrshme të parties në pushtet përballë partisë se Le Pen.

Presidenti Macron I mërzitur nga humbja deklaroi se nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, ndaj të shkojë Franca në zgjedhje të parakohshme.

Edhe në Gjermani partia e kancelarit Scholz ka pësuar humbje.

Kronika nga radio Europa e Lirë:

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë.

Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2 për qind të votave.

Dalja në këto zgjedhje në Francë ka qenë rreth 51 për qind, pak më shumë se më 2019 – 50.12 për qind.

Macron ka thënë se rezultatet kanë qenë katastrofike për Qeverinë e tij, dhe nuk mund të injorohen.

Ai ka thënë rundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 30 qershor, ndërsa rundi i dytë më 7 korrik.

Zgjedhjet do të mbahen në kohë jo shumë të favorshme, pasi Parisi është duke kryer përgatitjet e fundit për Lojërat Olimpike Verore që këtë herë mbahen në Francë.

Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme edhe në Gjermani e Austri.

Kështu, këto vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.

Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja e tij, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.

Megjithatë, asaj do të mund t’i duhet mbështetja e nacionalistëve të krahut të djathtë, sikurse ajo e partisë italiane, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të siguruar shumicën në Parlament.

Votimet për Parlamentin Evropian kanë nisur të enjten në Holandë dhe në disa shtete tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e banorëve të BE-së kanë votuar të dielën.

Parlamenti Evropian voton për legjislacione që janë kyçe për qytetarët dhe bizneset në bllokun me 27 vende anëtare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME