Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORECeline Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i valiumit

Celine Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i valiumit

Ikona e muzikës, Celine Dion tregoi për People rrugëtimin e saj me sindromën e personit të ngurtë, nga e cila vuan prej 17 vjetësh. Celine tregoi se simptomat e sindromës nisën të manifestoheshin në mes të viteve 2000, duke përfshirë spazma në muskuj, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhimisht edhe në performancat e saj live dhe dhimbjet e vazhdueshme fizike.

Këngëtarja e njohur tha gjithashtu se kishte përdorur një sërë ilaçesh dhe kishte bërë takime të shumta, duke analizuar veshët, hundën dhe fytin, por pa sukses. Kur simptomat e saj u përkëqeësuan, ajo mori qetësues muskujsh si valiumi. “Nisëm me 2 miligramë që të më ndihmonte, më pas me dozën 2.5, mandej me 3, 15 dhe 50”, tha Dion, duke shtuar se në një pikë, mori edhe 90 miligramë, që ta ndihmonin në performancën e saj.

“Mund të ishte fatale. Unë nuk vendosa në pikëpyetje nivelin e rrezikshmërisë sepse nuk e njihja ilaçin. Mendova se do të ishte në rregull. Funksionoi për ca ditë, për ca javë, por më pas, nuk funksionoi më. Nuk e kuptova se mund të shkoj në shtrat dhe të mos merrja më frymë. E më vonë, ti mëson, mëson nga gabimet e tua”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME