Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProcedohet 21 vjeçari, nuk tregoi në polici se ku kishte shkuar shoqja...

Procedohet 21 vjeçari, nuk tregoi në polici se ku kishte shkuar shoqja e tij 18 vjeçare

Lushnje – Një djal 21 vjeç është proceduar në gjendje të lirë pasi teksa një vajzë 18 vjeçe kishte ditë që ishte larguar nga banesa ky që shoqërohej me të nuk ka bashkëpunuar me policinë kur kjo i ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.06.2024, për një shtetase 18 vjeçe që ishte larguar nga banesa, ju informojmë se ajo është gjetur dhe është kthyer pranë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë rast, Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i K. Penal, për shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk ka bashkëpunuar me organet kompetente, për gjetjen e 18-vjeçares, e cila qëndronte me dëshirën e saj, me këtë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME