Rritja e temperaturave dhe punët e stinës në bujqësi pa patur kujdes kanë shtuar rastet e pickimeve nga insekte të ndryshme si merimanga e zezë, akrepi apo edhe zvarranikë të familjes së gjarpërinjëve.
Sipas Lulzim banushaj, mjek toksoikolog pranë spitalit rajonal Fier mësohet se vetëlm për periudhën dy mujore Maj dhe Qershor kanë qënë10 raste ne Fier. Sipas tij janë paraqitur 5 raste nga pickimi i nepërkës dhe gjarpëri, 3 raste nga pickimi I “vejushës së zezë” dhe 2 nga akrepi duke e cuar ne 10 numrin e tyre.
Sipas bluzave të bardha mësohet se viktima nuk ka pasur, pacientët kanë marr mjekimin dhe janë larguar.
Banushaj pohoi se kjo vjen pasi nuk është kryer disifektimi me preparate kimike I parcelave të tokës, kryerja e punimeve pa mbrojtje si çisme e dorashka, sikundër rastet më të shpeshta kanë qënë në zonat kodrinore.