Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFermerët/ Naftë ka, jo për ne por për patronazhistët

Fermerët/ Naftë ka, jo për ne por për patronazhistët

Fermerët e Vaut të Dejës janë ngritur në protestë paraditen e sotme për shkak të çmimeve të larta të  naftës. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim. Të indinjuar, banorët hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.

Pankartat e shfaqura lexojnë: “Nafta ₌ Vota”, “Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo”.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën. Në protestë kanë shkuar dhe disa forca të policisë për tu siguruar që nuk do të ketë incidente apo përshkallëzim të protestës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME