Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMinistri Balla: Rritje e vigjilencës për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të...

Ministri Balla: Rritje e vigjilencës për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe

Ministri i Brendshëm u shpreh sot pas rastit të penalizimit të një mjeti lundrues në Palasë që shkeli perimetrin e sigurisë, se duhet garantuar paprekshmëria e këtij perimetri.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit”, theksoi Balla në rrjetet sociale.

Ai përgëzoi Policinë Kufitare dhe Njësitë Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. “Nxis publikun të denoncojë çdo rast”, theksoi Balla.

Një mjet lundrues gomone u bllokua në Palasë nga shërbimet e Njësisë Policore Detare Dhërmi, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi K. M, u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME