Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIncidentet në Dortmund/ UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

Incidentet në Dortmund/ UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë për shkak të disa incidenteve në Euro2024. Kështu bën me dije media zviceriane “Blick”.

“Sipas informacioneve të së dielës, UEFA ka ngritur procedurë për hedhjen e sendeve në fushë, ndezjen e mjeteve piroteknike, hyrjen në fushë pa leje dhe përhapjen e një mesazhi provokues nga tifozët shqiptarë.

Zyra e kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të shqyrtojë ngjarjet në ditët e ardhshme dhe do të vendosë për këtë çështje”, thuhet në deklaratë, shkruan media zvicerane “Blick”.

“Tifozët shqiptarë ndezën një mjet tymues gjatë lojës. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamur shqiptar. Përveç kësaj, në tribuna valëviteshin disa flamuj të Shqipërisë së Madhe të ndaluar”, shkruan më tej gazeta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME