Fermerët e Vaut të Dejës janë ngritur në protestë paraditen e sotme për shkak të çmimeve të larta të naftës. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim. Të indinjuar, banorët hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.
Pankartat e shfaqura lexojnë: “Nafta ₌ Vota”, “Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo”.
Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën. Në protestë kanë shkuar dhe disa forca të policisë për tu siguruar që nuk do të ketë incidente apo përshkallëzim të protestës.