Pas një dominimi total të kroatëve, gjatë pjesës së dytë të lojës ka ardhur edhe goli i barazimit, me djemtë e teknikut, Zlatko Dalic, që duket se kanë vendosur të mos dalin me pikë nga kjo sfidë.
Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.
Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 2 me 1.
Në minutën e 90′, Shqipëria barazon rezultatin, Klaus Gjasula i dhuron barazimin kuqezinjve