Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEuro 2024/ Shqipëria merr pikën e parë ndaj Koacisë, Gjasula “ëngjëll...

Euro 2024/ Shqipëria merr pikën e parë ndaj Koacisë, Gjasula “ëngjëll e djall”

Shqipëria merr pikën e parë në Euro 2024, në një ndeshje të çmendur e për zemra të forta në Hamburg kundër Kroacisë. Laçi zhbllokoi ndeshjen, por Kroacia përmbysi gjithçka në dy minuta. Kramaric në minutën e 74′ dhe autogoli i të pafatit Gjasula në të 76′ komplikuan ndeshjen e të besuarve të teknikut Sylvinho. Reagimi që nuk pritej erdhi pikërisht në fund, kur Gjasula shpengoi veten, duke shënuar golin e 2-2 final, që mban dy kombëtaret me një pikë pas dy ndeshjeve të para.

Pas humbjes me Italinë, ekipi kuqezi barazoi me Kroacinë në një ndeshje plot aksion dhe me emocione të forta në Hamburg.

Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramaric dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të. Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë në Europian.

Rezultati i jep një pikë Shqipërisë, që mban gjallë, edhe pse të vogla, shpresat për kualifikim.

Ndeshja

90+5’- Gooool Shqipëria 2-2! Klaus Gjasula vendos baraspeshën, pas një asisti të shkëlqyer të Mitajt nga e majta.

76’- Përmbys rezultatin Kroacia në 2-1. Gjasula shkakton autogol, pas një topi të larguar nga Gjimshiti.

74’- Barazon Kroacia 1-1! Kramaric nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer.

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME