Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESylvinho flet për sfidën e madhe me Spanjën: Dueli me Kroacinë do...

Sylvinho flet për sfidën e madhe me Spanjën: Dueli me Kroacinë do të mbetet gjatë në memorie

Barazimi me Kroacinë për trajnerin e kuqezinjëve Sylvinho është një rezultat i mirë, ndonëse për të kombëtarja kishte mundësi të dilte me pikë të plota. Teksa vlerësoi të gjithë lojtarët për angazhimin në përballjen me Kroacinë, Sylvinho nuk foli për ndeshjen e radhës me Spanjën, duke thënë se do të presë sesi ajo do të luajë nesër me Italinë.

“Mendoj që ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam rezultatin kishim përballë një skuadër të jashtëzakonshme, respekte për trajnerin, lojtarët. Në bëmë mirë. Pjesën e parë kishim mundësi të shkonim dhe 2-0. Në pjesën e dytë morëm dy gola dhe pastaj arritëm të barazonim.

5 minutat e fundit do të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Jemi ambiciozë, në dhoma kemi shumë lojtarë të rinj, ambiciozë që po fitojnë shumë nga eksperiencë. Është e vërtetë që sot u prezantuam më mirë. Po të kishte hyrë ai topi i Manajt me Italinë, sot do të flisnim ndryshe. Kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Të shohim ndeshjen Itali-Spanjë dhe pastaj flasim”, tha Sylvinho.

Golat e pësuar? A e di si mund të përmirësohemi? Përmirësohesh duke luajtur, duke zhvilluar kompeticione të rëndësishme dhe duke avancuar përpara. Kemi shumë lojtarë të rinj, si Mitaj, Asllani dhe Muçi, po marrin përvojë. Kjo është fantastike.

Zëvendësimet? Broja është një lojtar që të vret në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Dakun. Për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME