Saturday, September 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta shpall divorcin me Monika Kryemadhin: “Kam njoftuar djalin”. Monika e merr...

Meta shpall divorcin me Monika Kryemadhin: “Kam njoftuar djalin”. Monika e merr vesh nga media!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi për herë të parë se Monika Kryemadhi nuk është më bashkëshortja e tij.

Në “Syri Tv”, Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë.

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha mes të tjerash Meta. Me tej ai vazhdoi: “Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”.

Ndërkohë burime të rezervuara konfirmuan se Monika Kryemadhi e ka marrë vesh nga media kërkesën e divorcit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME