Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETemperaturat e larta/ Brataj: Pirja e lëngjëve e rëndësishme, të shmangen pijet...

Temperaturat e larta/ Brataj: Pirja e lëngjëve e rëndësishme, të shmangen pijet me gaz dhe alkooli

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj flet për temperaturat e larta, që kanë përfshirë vendin tonë në këto ditë dhe sesi duhet të kujdesemi.

”Duhet të kemi kujdes, mos dalim në pikun e vapës, mirë është të shmangim daljet nga ora 11:00 deri në orën 17:00, kur kjo është e mundur. Nëse flasim sesi të parandalojmë problemet, do të rekomandoja që njerëzit të mos dalin në vapë, të veshin një kapelë të bardhë.

Mund të lagim trupin pak me ujë. Kondicioneri nuk duhet të lihet tek zero, por diku tek 24-26, pasi temperaturat jashtë janë 40 gradë celcius. Pirja e lëngjeve është e nevojshme, duhet të konsumojmë minimalisht 2 litra në ditë. Këshilla për verën është të hash peshk dhe nga pak e kryesisht ushqime të lehta.

Moshat e treta duhet ta kenë të matur ujin, 3 deri në 4 shishe të vogla, të pijnë jo shumë shpejt, të pijnë qoftë dhe gllënka. Duhet të shmangim pijet me gaz dhe alkoolin. Nëse njerëzit kanë probleme shëndetësore përtej normales, mund të shkojnë në qendrat shëndetësore më të afërta, edhe të ato pranë plazheve, që janë ngritur këtë verë”.

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME