Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËErion Braçe dajak Qeverisë: Kriza po zbraz xhepat e qytetarëve

Erion Braçe dajak Qeverisë: Kriza po zbraz xhepat e qytetarëve

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka kritikuar sërish qeverinë lidhur me mungesën e mbështetjes së duhur për të mbrojtur të varfrit nga kriza e rëndë e çmimeve.

Braçe i kërkoi qeverisë që të bëjë një paketë të re mbështetjeje për të gjithë ata njerëz, që po goditen më fort nga kriza e çmimeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe foli për krizën e çmimeve, duke theksuar se kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit.

Nuk kemi krizë, kemi goditje. Kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit. Rritja ekonomike e vitit 2022 pritet të jetë 3%, por do të jetë e zbehtë nga rritja e çmimeve. Inflacionin e ndiejnë qytetarët në xhepat e tyre çdo ditë. Është inflacion i ndjeshëm, është kthyer në inflacion me bazë të gjerë dhe pritet të mbetet në nivele të larta muajt në vijim.

Populizmi nuk duhet të kthehet në barrë për ekonominë kombëtare. Buxheti që ndryshuam me aktin normativ ka akomoduar nevojat shtesë të ekonomisë, por edhe nevojat për të mbështetur të varfrit, por duhet rishpërndarje dhe kjo duhet bërë tani. Tani duhet një paketë e re mbështetjeje për ata që po goditen më fort, tha deputeti Braçe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME