Mbytet një grua në liqenin e Butrintit në Sarandë. Policia e cilëson ngjarjen aksidentale.
“Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe”, njofton policia e Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.