Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKosovarët dinë të protestojnë e jo si në Tiranë

Kosovarët dinë të protestojnë e jo si në Tiranë

Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u hodhën në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në parim dy ditë më parë në parlamentin e Kosovës. Forcat të shtuara të policisë rrethuan ndërtesën e parlamentit, ndërsa protestuesit kaluan gardhin e oborrit duke brohoritur kundër projektligjit që nuk përfshinë pensionet e tyre.

Ndërkohë dje në Tiranë u organizua protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe karburanteve dhe pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët.

Në dallim nga protestat e kaluara që janë organizuar në kryeqytet, dje nuk u mbajtën fjalime, por vetëm thirrjet e zakonshme për ulje çmimesh. Në fakt ajo e djeshmja vetëm protestë nuk mund të quhet, aq më tepër për kauzën e madhe, siç është rritja e çmimeve që rëndon në xhepin e gjithë shqiptarëve.

Videoja e mëposhtme është nga protesta e sotme në Prishtinë:KJ

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME