Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama nxjerr ‘hajdutët’ për të kërkuar mandatin e katërt

Rama nxjerr ‘hajdutët’ për të kërkuar mandatin e katërt

Këtë të diel po mbahet Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, i cili është ndarë në tre pjesë, ku do të bëhet propagandë edhe mbi Qeverinë, por do të merren më pas edhe me punët e partisë, ku do të zgjidhet Asambleja e re e PS-së

Në pjesën e parë të Kongresit, u shfaq një video-mesazh me disa prej ministrave, të cilët gjatë fjalës së tyre theksuan se e duan edhe një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Por, në video mesazh u shfaqën “fytyrat” më të akuzuara nga opozita për korrupsion dhe të përfshirë në shumë afera dhe skandale, si ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj apo edhe ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj.

“Na duhet mandati i katërt për të vijuar dhe bërë realitet vizionin e Shqipërisë turistike 2030, kampion i Ballkanit.” tha Kumbaro.

“Kemi ende shumë sfida të forta për të fituar, duke nisur nga rritja e pensioneve më kuptimplotë sesa rritja e vogël e këtyre viteve. Po punojmë që në rrugën e ‘Shqipërisë 2030 të mos ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e çuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional.”, tha Gonxhe.

“Me qeverinë e Kosovës po punojmë për projkeitn e hekurudhës Durrës- Prishtinë. Pas pak ditësh do të celet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në porto Romano. Në bashkëveprim me NATO-n po. Në fund të vitit mbyllen punimet e aeroportit ndërkombëtar dhe do të bëhet operacional në gjysmën e dytë të vitit 2025 për të pritur udhëtarët e parë.. Në 2030 do të bëjëm realitet 4 aeroporte. Ndërkohë portet turistike të Durrësit e Vlorës janë në kantier ndërtimi do të pasohen me portin e Sarandës dhe Lezhës ku kemi hasur vështirësi me pronësinë. Zotohemi që në 2030 do të bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë. Së shpejti hapet gara për segmentin Milot Balldren e do të kryhet projektimi për segmentin Milot – Poliçan” – tha Balluku

“Synojmë 1000 agroturizme në 2030, të një cilësie fantastike, ndërkombëtarisht të njohur dhe punësimi i të rinjve të jetë fakt.” – tha Denaj.

Në një shtet normal, emrat e mësipërm duhet të ishin minimumi nën hetim nga drejtësia, por ndërkohë me realitetin e sotëm të Shqipërisë, ata dalin dhe kërkojnë edhe një mandat tjetër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME