Një avion misterioz ka kaluar në hapësirën e 6 vende të NATO-s pa u diktuar nga radarët derisa piloti i tij është zhdukur.
Avioni i dyshimtë u pikas fillimisht nga Forcat Ajrore Hungareze dhe ato Rumune duke fluturuar përmes hapësirës së tyre ajrore, por edhe mbi Poloni, Sllovaki dhe Serbi përpara se të zbarkonte në Bullgari.
Secili prej këtyre vendeve përveç Serbisë është anëtar i NATO-s. Sipas Euractiv, avioni misterioz besohet të jetë nisur nga Lituania dhe është ulur në një aeroport të braktisur në Targovishte në Bullgari.
Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për atë që ndodhi pasi piloti dhe ekuipazhi u zhdukën pas uljes në aeroportin e Targovishtes duke e lënë motorin e avionit ende të ngrohtë. Më herët avionët luftarakë F-16 të USAF, dy F-16 rumunë dhe dy Gripen hungarezë u ngritën në fluturim menjëherë me qëllim ndaljen e tij pasi ai nuk iu përgjigj transmetimeve radiofonike.
Aeroplani i vogël Beechcraft thuhet se bëri një ndalesë në një aeroport të vogël në Debrecen në Hungari, ku një grup njerëzish zbritën për t’a furnizuar me karburant përpara se ai të ngrihej përsëri dhe t’i shpëtonte policisë.
Një zyrtar i Ministrisë bullgare të Mbrojtjes tha se avioni hyri në hapësirën ajrore të vendit të tij mbrëmjen e 8 qershorit.
“Në asnjë moment aeroplani nuk ishte një kërcënim për infrastrukturën civile apo ushtarake në Bullgari. Fluturonte në lartësi të ulëta, gjë që vështirësonte përgjimin për avionët luftarakë, por monitorohej gjatë gjithë kohës. Ministria e Mbrojtjes po ndërmerr veprimet e duhura për zbardhjen e rrethanave” – tha ai.
Kjo ngjarje vjen pak javë pasi NATO ka ngritur avionët e saj për të kapur dy avionë rusë pranë kufirit finlandez me Norvegjinë mes tensioneve të rritura në rajon.