Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunë, kokainë, kanabis, ja arrestimet e policisë në Fier

Dhunë, kokainë, kanabis, ja arrestimet e policisë në Fier

Fier – Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasit:

-A. P., 52 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa;

-F. Z., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasit:

-A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Margëlliç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;

-A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Kuqar, pasi në banesën e tij nga shërbimet e Policisë dhe specialistët e OSHEE-së u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. B., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;

-Dh. H., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME