Mallakastër – Një magazinë e vjetër e braktisur me mjete kartosera e vajra e solar pranë një fabrike vaji është djegur disa minuta më parë në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, pranë ish KPTHN Ballsh.
Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se më magazinë ka pasur materiale të ndryshme, magazina ka qënë e hapur por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari kartosera.
Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari por që e kan braktisur prej disa muajsh.
Veç mjeteve zjarrfikse të bashkisë Mallakastër ka shkuar nje automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme zjarrfikës pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.
Pranë magazinës ndodhet një banesë e një fabrikë vaji ulliri por që zharrfiksit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos marri zjarr
Burime nga vendngjarja pohuan se brenda magazinës mund te ketë pasur depozitë solari që kanë shërbyer për procese pune teknologjik tek pronarët që e kanë.përdorur vute me parë.
Janë evakuuar banorët e tre banesave dhe po luftohen të fiken flakët
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr.
Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.