Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

Gjendet i vetëvarur para kishës ish-polici i burgjeve

Sarandë – Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas banorit, ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve.

Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME