Lushnje – Presidenti i PL Ilir Meta ka zhvilluar takim me strukturat e kësaj partie në qytetin myzeqar të Lushnjes me rastin e 20 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. “E kemi për mbarë sepse edhe 20 vjet më parë e nisëm nga Dushku i këtij qytetit”, ka pohuar Meta në nisje të takimit.
Theksi i tij ka qënë ndihma për fermerët e blegtori, pagesa me para në dorë për subvencione sikundër edhe luftë shpopullimit pasi e kemi ndër prioritetet tona kryesore.
Meta ka pohuar se do të mbështesin pa kufi e kursim protestat e pandalshme që do të orga izojë PD dhe opozita
Zoti Meta ka kërkuar angazhim nga strukturat dhe një ristart të punës për largimin e kësaj qeverie e cila shpopullon vendi dhe çdo ditë e më tepër falimenton fermerët prodhues.