OP/ AN

Dy mësuesit

Nga Pëllumb Kulla – Ky shkrim nuk ka lidhje as me penën time e as me fotografinë, që unë kënaqem ta shoh, sa herë më merr malli për fëmijërinë. Tregimin e kam gjetur rastësisht në postimet e fejsbukut, por nuk e dij kush e pat sjellë. Po e falenderoj prursin dhe thjesht po e ripostoj, për vlerat edukative që  ky tregim bart.

                              DY MËSUESIT
                 Një djalë në moshë të re takon një plak dhe e pyet.
                “A më mbani mend?”
                 Plaku nuk e mbante mend. Atëherë i riu i thotë se ai kishte qenë nxënësi i tij, Mësuesit i erdhi mirë për këtë takim e deshi të dinte:
                 “Jam kureshtar, cfarë u bëre në jetë? ”
                  I riu iu përgjigj:
                  “Epo, ja, mësues! U bëra mësues edhe unë.”
                  “Ah, sa mirë!” tha plaku i kënaqur.
                   “Në fakt, unë u bëra mësues, sepse ju më frymëzuat të jem si ju.”
                  Plaku, kureshtar, e pyeti të riun se në çfarë rasti ai pat vendosur të bëhej mësues.
                  Dhe i riu i tregoi historinë e mëposhtme:
             

     “Një ditë, një shoku im, nxënës gjithashtu, na erdhi në klasë me një orë të re, të bukur. Sapo ia pashë, vendosa që ta bëja timen atë orë. E vodha. E nxora nga xhepi i tij dhe e futa në xhepin tim. Pas pak, shoku im vuri re se ora e tij qe zhdukur dhe ai u ankua menjëherë te mësuesi ynë. Ky mësues ishit ju. Ju na u drejtuat, ne shokëve të tij të klasës duke thënë: ‘Ora e këtij nxënësi është vjedhur sot gjatë mësimit. Atij që e ka vjedhur, i lutemi ta kthejë.’ Unë nuk e ktheva sepse nuk doja kurrsesi.”
          

        “Ju mbyllët derën edhe na thatë të gjithëve të ngriheshim dhe të formonim një rreth. Na bëtë me dije se do të kontrollonit xhepat tanë një nga një, derisa ajo orë të gjendej. Gjithsesi,, na thatë të mbyllnim sytë, sepse orën do ta kërkonit vetëm nëse të gjithë ne do t’i kishim sytë e lidhur. Ne bëmë siç na udhëzuat.”
                   “Po,po… E kujtoj mirë.” ndërhyri mësuesi i vjetër.
             

      “Kaluat nga xhepi në xhep, dhe kur aritët në xhepat e mi, ma gjetët orën dhe e morët. Por nuk e ndalët kërkimin. Vazhduat të kontrollonit edhe xhepat e nxënësve të fundit që ju kishin mbetur pa rëmuar. Kur  mbaruat urdhëruat: ‘Hapini sytë. Ne e gjetëm  orën. Ja ku është!’
          

           “Ju, profesor, nuk më treguat me gisht dhe nuk e përmendët kurrë episodin. As nuk treguat asnjëherë se kush e pat vjedhur orën. Atë ditë më shpëtuat dinjitetin përgjithmonë. Ishte dita më e turpshme e jetës sime.”
              

       “Por kjo është edhe dita, kur vendosa të mos vidhja kurrë, e të mos bëhesha hajdut, apo njeri i keq, Ju kurrë nuk morët mënjanë të më qortonit e as nuk më dhatë këshillime,  apo ndonjë mësim moral. E mora mesazhin tuaj të qartë.”
                     “E dij. Nuk të qortova,” psherëtiu plaku.
                     “Falë jush, kuptova se çfarë duhet të bëjë një edukator i vërtetë. Përse nuk e bëtë?”
                      “Nuk të qortova, sepse unë nuk e dija kush e pat vjedhur.”
                       “Po ju, profesor, e gjetët në xhepat e mi!”
               

       “E vërtetë, por edhe unë, para se të nisja kërkimin i lidha sytë e mi. Më mjaftonin duart. Unë po kërkoja orën, jo fajtorin. Nëse për të korrigjuar duhet të poshtërosh, ti bën dëm. Nuk di të edukosh…” re takon një plak dhe e pyet. “A më mbani mend?” Plaku nuk e mbante mend. Atëherë i riu i thotë se ai kishte qenë nxënësi i tij, Mësuesit i erdhi mirë për këtë takim e deshi të dinte: “Jam kureshtar, cfarë u bëre në jetë? ” I riu iu përgjigj: “Epo, ja, mësues! U bëra mësues edhe unë.” “Ah, sa mirë!” tha plaku i kënaqur. “Në fakt, unë u bëra mësues, sepse ju më frymëzuat të jem si ju.” Plaku, kureshtar, e pyeti të riun se në çfarë rasti ai pat vendosur të bëhej mësues. Dhe i riu i tregoi historinë e mëposhtme: "Një ditë, një shoku im, nxënës gjithashtu, na erdhi në klasë me një orë të re, të bukur. Sapo ia pashë, vendosa që ta bëja timen atë orë. E vodha. E nxora nga xhepi i tij dhe e futa në xhepin tim. Pas pak, shoku im vuri re se ora e tij qe zhdukur dhe ai u ankua menjëherë te mësuesi ynë. Ky mësues ishit ju. Ju na u drejtuat, ne shokëve të tij të klasës duke thënë: 'Ora e këtij nxënësi është vjedhur sot gjatë mësimit. Atij që e ka vjedhur, i lutemi ta kthejë.’ Unë nuk e ktheva sepse nuk doja kurrsesi.” “Ju mbyllët derën edhe na thatë të gjithëve të ngriheshim dhe të formonim një rreth. Na bëtë me dije se do të kontrollonit xhepat tanë një nga një, derisa ajo orë të gjendej. Gjithsesi,, na thatë të mbyllnim sytë, sepse orën do ta kërkonit vetëm nëse të gjithë ne do t’i kishim sytë e lidhur. Ne bëmë siç na udhëzuat.” “Po,po… E kujtoj mirë.” ndërhyri mësuesi i vjetër. “Kaluat nga xhepi në xhep, dhe kur aritët në xhepat e mi, ma gjetët orën dhe e morët. Por nuk e ndalët kërkimin. Vazhduat të kontrollonit edhe xhepat e nxënësve të fundit që ju kishin mbetur pa rëmuar. Kur mbaruat urdhëruat: ‘Hapini sytë. Ne e gjetëm orën. Ja ku është!’ “Ju, profesor, nuk më treguat me gisht dhe nuk e përmendët kurrë episodin. As nuk treguat asnjëherë se kush e pat vjedhur orën. Atë ditë më shpëtuat dinjitetin përgjithmonë. Ishte dita më e turpshme e jetës sime." "Por kjo është edhe dita, kur vendosa të mos vidhja kurrë, e të mos bëhesha hajdut, apo njeri i keq, Ju kurrë nuk morët mënjanë të më qortonit e as nuk më dhatë këshillime, apo ndonjë mësim moral. E mora mesazhin tuaj të qartë.” “E dij. Nuk të qortova,” psherëtiu plaku. “Falë jush, kuptova se çfarë duhet të bëjë një edukator i vërtetë. Përse nuk e bëtë?” “Nuk të qortova, sepse unë nuk e dija kush e pat vjedhur.” “Po ju, profesor, e gjetët në xhepat e mi!” “E vërtetë, por edhe unë, para se të nisja kërkimin i lidha sytë e mi. Më mjaftonin duart. Unë po kërkoja orën, jo fajtorin. Nëse për të korrigjuar duhet të poshtërosh, ti bën dëm. Nuk di të edukosh...”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button