POLITIKËTOP-NEWS

Rama shkarkon Anuela Ristanin dhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Balluku, gati emrat e rinj!

Edi Rama ka shkaktuar një furtunë të vërtetë këtë mbrëmje, në bashkinë e Tiranës. Burime për Alfapres.al konfirmuan nga brenda mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, se do të largohen nga drejtimi i bashkisë drejtuesja në detyrë që zëvendëson Erion Veliajn si edhe të gjithë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje.

Rama ka shkarkuar fillimisht Anuela Ristanin dhe më pas gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiake./Alfapress.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button