PO MARTOJMË MALON… NË ITALI!

Nga Pëllumb Kulla – Kupleti që unë kam shkruar dhe përgatitur bashkë me mikun tim të mrekullueshëm, shefin e orkestrës së Estradës së Fierit, kompozitorin Rik Hoxha, dhe me dy aktorët tanë, Todin dhe Arqilenë na ka dhënë shumë kënaqësi.
Në shumë forma të ndryshme. Ja njëra nga ato…
Një vajzë, emigrante në Itali, martonte motrën….
Më pat gjetur numrin e telefonit, më thirri në Nju Jork dhe m’u lut t’i jepja tekstin e plotë të kupletit. Motra dhe vëllezërit e nuses deshin që “Po martojmë Malon” ta përgatitin edhe ta befasonin motrën gjatë festës së saj.
Orkestrantët italianë të pajtuar për dasmën, këngën e saj të preferuar, do t’ia këndonin nuses, në italisht, . Deshin tekstin e saktë, teksa më dërgonin mua fillimet dhe ç’mbanin në mend ata. Unë uroj që motra t’u jetë trashëguar, dhe shpërblim i vetëm për mua, mbeti kujtimi i kësaj kërkese të lezetshme dhe përpjekjet e tyre të para në italishte, me ca vargje që më mjaftojnë të buzëqesh.
Festeggiamo Malo
Con due complessi
Bravi e famosi
E molto richiesti
Da tutte le parti
A congratularti.
Spese di milioni,
Danze e canzoni
Refreni
Grazie, Malo per gl’inviti
Grazie per averci uniti….
Grazie Malo per la festa
Non ci basta voce e testa , Heeej…
Nëse më dërgojnë edhe ndonjë video, për ne, do jetë dopio shpërblim!











