Shuhet zjarri masiv në pyllin me pisha në Lofkënd të Mallakastrës

Mallakastër – Janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit në masivin pyjor me pisha në Lofkënd të Mallakastrës.
Burime zyrtare nga prefektura e qarkut Fier japin këto të dhëna:
Sot moren pjese në operacion:
FA: 25 trupa nga Regjimenti Poshnjes
Forca policore: 5
Forca zjarrfikese: 33
Mjete zjarrfikëse: 4 (2 Patos, Mallakaster, Roskovec)
Urgjence mjeksore: 0
Forca vullnetare: 10
ADZM: 0
Forca Bashkiake: 20
Policia Bashkiake: 5
Sherbim pyjor: 5
Shkaku: vazhdimesi

Demet: Siperfaqja e përshkruar nga zjarri diten e sotme ishte rreth 1 ha.
Siperfaqja totale rreth 65-70 ha pylle me pisha. Zjarri kryesisht ka qene nen kurore.
Deme ne ullishte apo pemtari te tjera nuk ka patur.
Per ditet ne vazhdim, kemi kerkuar qe strukturat vendore te bashkive respektive te mbajne ne monitorim te vazhdueshem gjithe perimetrin e jashtem te zjarrit, me qellim eleminimin ne kohe te cdo riaktivizimi te mundshem.









