Demi Lovato ribashkohet me Jonas Brothers pas 15 vitesh

Demi Lovato ka befasuar publikun gjatë koncertit të parë të turneut të ri të Jonas Brothers, “Jonas20: Greetings from Your Hometown”, që u mbajt të dielën në mbrëmje në stadiumin MetLife në New Jersey.
Ish-i i saj, Joe Jonas, këndoi hitin “Gotta Find You” nga filmi legjendar “Camp Rock” (2008), përpara se të ftonte Lovato-n në skenë – një moment që solli ovacione të mëdha nga audienca. Lovato, së bashku me Joe, Nick dhe Kevin Jonas, performuan këngët: “This Is Me” dhe “Wouldn’t Change a Thing”.
Në TikTok, Demi publikoi një video nga performanca, duke shkruar: “Faleminderit që më ftuat @JonasBrothers ”. Dyshja u dukën shumë miqësorë edhe në prapaskenë, duke ndarë video lip-sync me ndjekësit e tyre, përfshirë një klip viral të Debby Ryan.
Fansat shpërthyen në komente në rrjete sociale: “Ky moment më shëroi shpirtin.”“2025 ka marrë kuptim.”
“Mitchie dhe Shane përjetë .” Edhe bashkëshorti i Lovato-s, Jutes, reagoi me krenari: “Nuk mund të isha më krenar… Të dua shumë zemra ime.”
Demi Lovato u martua në maj të këtij viti me muzikanti , me të cilin ishte fejuar në dhjetor 2023.
Joe Jonas, nga ana tjetër, përfundoi divorcin me aktoren e “Game of Thrones”, Sophie Turner, me të cilën ka dy vajza.









