AKTUALITET

Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një shtyllë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Y., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me send të fortë, një shtetas 39 vjeç;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. H., 55 vjeç, në fshatin Çinar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button