SPORT

Flamurtari “trondit” Superioren,  marrëveshje 20 miliardëshe me Real Madrid

Ekipi i futbollit “Flamurtari” në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell newsbomb.al. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Presidencës, të cilat bëjnë me dije se bisedimet kanë përfunduar me sukses.

Ekipi vlonjat siguroi në këtë sezon dhe ngjitjen në kategorinë Superiore, ndërsa me këtë marrëveshje të firmosur me Real Madrid, është pak por e sigurt se valët e “tërmetit” në bregun jonian ka mbërritur edhe në Tiranë.

Biznesmeni Sinan Idrizi ka konfirmuar se marrëveshja e firmosur prej tij me gjigandët e futbollit spanjoll përfshin një bashkëpunim të gjerë që do të nisë nga Akademia për moshat e reja e deri tek ekipi i parë, përcjell newsbomb.al.

Flamurtari rikthehet në këtë sezon të ri në elitën e futbollit shqiptar dhe ka zhvilluar një merkato me emra të rëndësishëm, si për shembull blerja në korrik e ish-futbollistit të Real Madrid, José Rodríguez.

Sinan Idrizi e drejton ekipin e Flamurtarit të Vlorës prej vitit 2014, kur ai ka fituar kupën e Shqipërisë. Një dekadë që nga blerja e ekipit të qytetit të tij, biznesmeni i suksesshëm vlonjat ka konfirmuar edhe marrëveshjen 20 milionë euro me Real Madrid.

Por Idrizi nuk ndalet me kaq. Sipas tij, ky është vetëm investimi fillestar që do të përqendrohet në kompleksin sportiv te Pylli i Sodës, sepse Flamurtari i dikurshëm është rikthyer mes më të mirëve të futbollit shqiptar dhe Vlora do të ketë përfaqësim dinjitoz.

One Comment

  1. I’ve been following your blog for quite some time now, and I’m continually impressed by the quality of your content. Your ability to blend information with entertainment is truly commendable.

    (E kam ndjekur blogun tënd për një kohë të gjatë dhe jam vazhdimisht i impresionuar nga cilësia e përmbajtjes tënde. Aftësia jote për të kombinuar informacionin me argëtimin është vërtet e lavdërueshme.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button