AKTUALITET

Aksident në Fiershegan–Kuçovë/ Makina përplas motoçikletën, plagosen babë e bijë

Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur në rrugën nacionale Fiershegan-Kuçovë. Mësohhet se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona.

Policia është në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve, ata janë nën kujdesin intensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button