AKTUALITET

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi F. H., 62 vjeç. Nga goditja e fortë, kamionçina ka devijuar dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button