Varibopi 10 ditë pa ujë, vrimat në tubacionin magjistral mbyllur me copa druri (foto e video)

Cakran – 700 familje në fshatin Varibop 10 ditë pa ujë në banesa. Pusi i ujit i ndërtuar 4 vjet më parë është shëmbur. Tubacioni magjistral 1,5 km i amortizuar, vrimat janë bllokuar me pyka druri
700 familje të fshatit Varibop njësia administrative Cakran kanë 10 ditë pa ujë të pijshlm në banesa. Shkak është bërë shëmbja e pusit të ujit që furnizon depon kryesore të fshatit i ndërtuar 4 vjet më parë. Banorët thonë ae dhe tubacioni magjistral 1,5 km i gjatë lshtë i amortizuar dhe vrimat janë bllokuar me pyka druri.
Ata kan bllokuar dhe rrugën hyrse të fshatit nga autostrada Levan – Tepelenë për disa minuta
Banorët e fshstit thonë se zgjidhje ka por instancat shtetërore nuk e japin, linja të tjera kalojnë që furnizojnë bashkitë Patos, Fier, Rroskovec , një saraçineskë dhe pak metra tubo duhet dhe furnizim alternatuv ka, por nuk duan ta bëjnë.






Një francez që është martuar me vajze të fshatit thotë se gjendja është e vështirë, kjo pengon turizmin, ka shumë korrupsion
Një djal j fshatit emigrant në Gjermani pohon se edha mbrëmë nga Gjermania e nuk kisha ujë të lahesha e të pija. Shkova bleva dy bidona në dyqan







Sitiata në fshstin Varibop është e tillë prej vitesh. ALB365 shqetsimin e tyre dhe protestat e tyre të shpeshta i ka transmetuar edhe muaj më parë para votimeve. Pushtetarët morën votat dhe situatën e lanë ashtu si ishte









