Kastraveci i fermerëve përfundon kanaleve dhe arave, nuk ka treg nuk ka eksporte. (foto e video)

Rroskovec – Tonelata me kastravec në zonën e Suk2 bashkia Rroskovec po përfundojnë në hedhura përtokë. Nuk ka treg, dëmet ekonomike shumë të mëdha, subvencionet qesharake
Prodhimet me kastravec po përfundojnë të hedhura përtokë nga fermerët e fshatit Suk2 të bashkisë Rroskovecit. Shkaku sipas tyre është sepse pas sasirave të bllokuara në Kroaci me fruta e zarzavate kërkesa për eksport ka rënë, nuk ka, ndërkohë që pikat e grumbullimit nuk po e marrin prodhimin eshe pa lekë.
Fermerët pohojnë se janë të brakrtisur nga shteti, subvencione nuk ka ose janë qesharake.
Një fermer pohon se ka mbjellë me kastravec tre dynym, prodhimin nuk po na e marrin as pa lekë pikat e grumbullimit , thotë ai, deri tani kam hedhur poshtë 80 kuintalë de dëmi i shkaktuar i kalon të dy milionë lekë të vjetra.
Të njëjtën gjë pohon edhe një fermer nga Kocaqët, i cili thotë se deri tani ka hedhur posht mbi 100 kuintalë. Prodhimi jonë është për eksport, kërkesa nga ata nuk ka, treg këtu nuk ka, subvencione ng shteti ska. E krahasuar me vitin e kaluar e shisnim me 80 lek kilogramin me shumicë, sot edhe pa lekë nuk po na e marrin. Po e hedhim poshtë, ja ku e keni dhe na tregon vëndin ku kuintalë të tërë janë hedhur përtokë




Aldomen Kocaqi tregon përvojën e tij në Patra të Greqisë, 8 vjet kishte marr toka me qera për sera por shteti u jepte subvencione. Ai tregon se ka mbjell 5 dynym tokë me kastravec, shitje nuk ka dhe dëmi i kalon të 8 milionë lekë të vjetra. Deri tani ka hedhur posht mbi 30 ton kastravec.







Ai tregon se ka punuar vite në Patra të Greqisë , kish marr toka me qera dhe i kish bër sera. Atje kishte subvencione në plastmas, plehra kimike, nafta dhe enegjia elektrike ishin më lirë se qytetari, por shteti gjente dhe tregje, kishte konsulta me agronom, ndërsa ktu shteti asgjë. Fuqi puntore nuk ka, plerat janë të skaduara, subvencione jo. Do i braktisim e do i rikthehemi emigracionit,thotë ai.
Fermerët thonë se për vitin tjetër do mendohen mirë për ti mbjell serat pasi kto dy vitet e fundit cdo gjë po shkon drejt falimentimit, subvencione nhk ka, fuqi puntore jo shtet ti mbështesi jo.











