AKTUALITET

Aksident i trefishtë në afërsi të Peshtan i Madh, nuk ka viktima (video)

Fier – Aksident me pasojë përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur këtë të hënë në aksin e vjetër rrugor Fier – Cakran në afërsi të kthesës për në fshatin Peshtan i Madh në Fier.

Tre automjete një Audi, Volzvagen dhe Hundai janë përplasur mes tyre por pa pasur viktima në njerëz.

Burime informwcioni nga vendngjarja pohuan se në atë vend rruga ka një pjesë të dëmtuar dhe me disnivel çka bën që automjetet që qarkullojnë në atë aks rrugor të ecin normal por frenojnë menjëherë në atë vend të prishur rruge.

Po këto burime pohuan se nga përplasja e tre automjeteve ka patur vetëm dëme materiale ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në të nuk kanë patur dëmtine për të shkuar në spitalin rajonal Fier.

Në vendngjarje kane shkuar edhe ekspertë dhe forca të policisë për të përcaktuar shkaqet dhe kush ka qënë shkaktari i këtij aksidenti të trefishtë

Policia

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button