AKTUALITET

Sherri mes gjimazistëve në Kamëz, reagon policia

Policia ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur pak më parë mes disa të miturve në një gjimnaz në Kamëz. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, ku disa të mitur u përfshinë në një sherr ku dhe mbetën të plagosur dy 16-vjeçarë.

Mësohet se ata janë konfliktuar për motive të dobëta, por sherri ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Sakaq është dëmtuar lehtë edhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button