KULTURË
Brigitte Bardot shtrohet në spital, gjendja e saj është shqetësuese

Brigitte Bardot ka qenë në spital prej 3 javësh. Sipas një raporti nga “Nice Matin”, aktorja 91-vjeçare u detyrua të largohej nga banesa e saj në Saint-Tropez për t’u kuruar në Toulon.
Sipas mediave, ylli i kinemasë franceze po trajtohet në klinikën private Saint-Jean, ndërsa lajmi u bë i ditur këtë të enjte.
Bardot thuhet se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një sëmundje të rëndë dhe gjendja e saj mbetet shqetësuese. Megjithatë, ajo pritet të kthehet në shtëpi në ditët në vijim.











