BOTA

Gjendet i dje*ur me pranga në duar në makinën e vjedhur, dyshohet të jetë shqiptar

Greqi – Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, është zbuluar në Skourta të Viotias pranë Athinës në Greqi. Paraprakisht mësohet se mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve fillestare të “Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur disa 24 orë më parë.

Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë. Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti kurrë. Të afërmit e tij e kishin raportuar zhdukjen e tij, të alarmuar.

Mjeti rezulton i vjedhur ne maj 2025 ne Glifadha të Athinë dhe mbante targa të falsifikuara që i takojnë një mjeti të së njëjtës marke dhe ngjyre në Katerini. Trupi është plotësisht i karbonizuar dhe i pamundur për t’u identifikuar. Prangat u gjetën nën sqetulla, të cilat ndoshta u përdorën për ta lidhur, por që i ranë nga duart për shkak të karbonizimit.

Është krejtësisht e panjohur për autoritetet edhe kur ndodhi ky incident, pasi është një zonë krejtësisht e shkretë, larg syve të kalimtarëve dhe kamerave të bizneseve. Në vendngjarje nuk ka gëzhoja, nuk dihet nëse trupi ka ndonjë dëmtim tjetër, diçka që mund të përcaktohet vetëm në autopsi, ndërsa gjithçka tregon qartë se ky është një akt kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button