KULTURË

Fjalor Sharjesh dhe Mallkimesh” i Edmond Tupes

Profesori Edmond Tupja sjell “Fjalor Sharjesh dhe Mallkimesh”, një botim që trajton me humor e kulturë pasurinë e gjuhës shqipe. Libri synon të çlirojë nga paragjykimet një korpus fjalësh të përjashtuara shpesh, duke i parë si pjesë të identitetit tonë gjuhësor.

Një fjalor ndryshe, i guximshëm dhe po aq zbavitës, vjen këtë herë nga profesor Edmond Tupja. “Fjalor Sharjesh dhe Mallkimesh” është një botim që shkon përtej paragjykimeve, duke sjellë me finesë gjuhësore dhe humor tipik shqiptar pasurinë e shprehjeve që, megjithëse të forta në tingull, janë pjesë e një kulture të gjallë popullore.

 Në kopertinën e pasme, autori e përkufizon librin si një “udhëzues pa pasqyra”, që tregon sinqerisht mënyrën si flasim kur jemi të zemëruar apo të përfshirë emocionalisht. Ai vëren se sharjet dhe mallkimet, përveçse reagime njerëzore, janë edhe dëshmi të humorit dhe mençurisë që përshkon gjuhën shqipe brez pas brezi. Profesor Edmond Tupja thotë se shqiptarët i përdorin shumë sharjet dhe mallkimet.

Sipas profesorit, ka pasur një qasje përjashtuese për këtë korpus fjalësh.

Në këtë fjalor nuk mungojnë notat e humorit dhe shembujt autentikë të informatorëve të cilët profesori thotë se janë të barasvlershëm me patronazhistët e sotëm.

Autori thekson se ky botim nuk është një nxitje për ta përdorur këtë lloj gjuhe, por një përpjekje për ta kuptuar më mirë, për ta parë si pjesë të identitetit tonë gjuhësor dhe kulturor një fjalor që tregon historinë tonë ashtu siç është pa zbukurime dhe me shumë shije shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button