Vëmendja e tifozëve shqiptarë është sot në Luksemburg, aty ku Tirana do të luajë përballë Dudelange, takim i vlefshëm për turin e parë të Champions League.
Dueli luhet sot në mbrëmje, në orën 19:30, në Luksemburg.
Në letër është një kundërshtar mëse i kalueshëm për kryeqytetasit, mirëpo sigurisht kujdesi duhet të jetë maksimal. I këtij medimi është trajneri Orges Shehi, i cili theksoi se ekipi është gati dhe i motivuar për të dhënë maksimumin.
Sa i përket formacionit me 11 titullarët që tekniku Shehi do të hedhë në fushë, duket se nuk ka shumë dyshime.
Tirana pritet të luajë me Bekaj në portë; Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje; në mesfushë Aleksi, Totre e Limaj; sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva.