Burimet: Pas Ballukut, masë sigurie edhe për dy zyrtarë të tjerë

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta, duke e penguar që të dalë jashtë vendit, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë.
Zbulohen emrat e dy vartësve të Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’. Sipas burimeve, bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
“Janë caktuar masa sigurie dhe për disa të tjerë, dy persona të tjerë, në arrest shtëpie. Deri tani nuk është ekzekutuar masa e sigurisë, ndaj dhe nuk është bërë publik emri i tyre. Deri sa të ekzekutohen, News24 do të ketë dhe emrat e zyrtarëve për të cilët është dhënë masa e ‘arrestit shtëpiak’. Zonja balluku ka dy masa sigurie, e para nuk lejohet që të dalë jashtë vendit”, tha gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për Neës24.








